Sot po vazhdon seanca kundër Andi Pajazitit, i akuzuari për vrasjen e Kastriot Ramadanit në lokalin “Bon Vivant” në gusht të vitit 2023.
Gjatë kësaj seance pati tensione mes vëllait të Kastriotit dhe Pajazitit, ku i njëjti dëgjohet duke sharë e bërtitur në gjykatë.
“Ia u q*** nanën krejtve, vëllau jem po han dhe, e ti këtu…”, tha ai.
Ndërkaq, burimet e Gazetës Demos kanë bërë të ditur se i njëjti u arrestua nga Policia për shkak të tensionit të krijuar gjatë seancës.