Pas ShBA-së, tri shtete evropiane i mbyllin ambasadat e tyre në Ukrainë

Televizioni shtetëror ukrainas, “Suspilne”, raporton se Italia, Spanja dhe Greqia i kanë mbyllur ambasadat e tyre në Kiev të mërkurën.

Më herët, Shtetet e Bashkuara thanë se kishin marrë “informata specifike” për një sulm të mundshëm ajror të konsiderueshëm dhe se ambasada e tyre do të jetë e mbyllur, raporton gazeta “The Guardian”.

Televizioni ukrainas raporton se të dhënat e inteligjencës tregojnë për një sulm të kombinuar me raketa e dronë në Kiev dhe se nuk mendohet që kjo lidhet me ndryshimin e doktrinës bërthamore të Rusisë.

Ndërkohë, ambasada britanike në Kiev tha se mbetet e hapur.

“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kiev mbetet e hapur. Megjithatë, siguria e stafit tonë dhe e shtetasve britanikë në Ukrainë është në rend të parë dhe ne i mbajmë nën rishikim të vazhdueshëm pozicionin e ambasadës sonë dhe këshillat për udhëtime” – thuhet në një deklaratë të ambasadës britanike.

Në zhvillime të tjera, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pretenduar se ka shkatërruar dy dronë ukrainas mbi rajonin rus të Belgorodit dhe se Ukraina ka humbur 400 pjesëtarë të personelit në frontin e Kurskut në 24 orët e kaluara.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here