Pas marrjes së nënshtetësisë, Nikolla Vujoviqi do të largohet me focë nga Kosova

Pjesëtari i policisë serbe Nikolla Vujoviqi do të largohet nga Kosova, pasi i është marrë nënshtetësia për shkak të rrezikut të sigurisë kombëtare të Kosovës.

Pas marrjes së nënshtetësisë, Nikolla Vujoviqi do të largohet me focë nga Kosova
Pas marrjes së nënshtetësisë, Nikolla Vujoviqi do të largohet me focë nga Kosova

Aktuale
June 14, 2025 – 15:39
Shpërndaje:
Pjesëtari i policisë serbe Nikolla Vujoviqi do të largohet nga Kosova, pasi i është marrë nënshtetësia për shkak të rrezikut të sigurisë kombëtare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës,duke thënë se bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi humbjen e shtetësisë me privim, ndaj personit N.V., ish shtetas i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe i Serbisë dhe pjesëtar i inteligjencës së policisë në Serbi, Policia e Kosovës, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit në fjalë ka filluar procedurat për largim me forcë nga vendi ynë.

“Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit të fjalë është duke u zhvilluar procedura bazuar në ligjet që rregullojnë këtë çështje dhe lidhur me këtë ka lëshuar vendimin për largim me forcë të personit N.V., nga territori i Republikës së Kosovës”

“Deri në përfundim të këtyre procedurave, në përmbushje të kushteve për ekzekutimin e

vendimit, personit në fjalë i është shqiptuar masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here