Parashutisti kinez i mbijeton fluturimit aksidental në 8000 metra lartësi

Një parashutist kinez i ka mbijetuar ngritjes aksidentale prej 8,500 metrash në qiell mbi Kinën veriperëndimore, raportojnë mediat shtetërore.

Peng Yujiang, 55 vjeç, po testonte pajisje të reja në 3,000 metra mbi nivelin e detit, mbi malet Qilian, kur një rrymë ajri e rrallë e njohur si “thithje e reve” e tërhoqi atë rreth 5,000 metra më lart në një formacion resh.

Ngjarjet e së shtunës u filmuan me një kamerë që ishte montuar në aeroplanin planer të zotit Peng dhe pamjet janë bërë virale pasi u postuan në Douyin, versionin kinez të TikTok.

Në të tregohej zoti Peng duke mbajtur kontrollet e planerit ajror, me fytyrën dhe pjesën më të madhe të trupit të mbuluar me kristale akulli.

“Ishte tmerruese… Gjithçka ishte e bardhë. Nuk mund të shihja asnjë drejtim. Pa busullën, nuk do ta dija se nga po shkoja. Mendova se po fluturoja drejt, por në realitet, po rrotullohesha”, i tha ai Grupit Medial të Kinës.

Peng mezi i mbijetoi vdekjes, pasi nivelet e oksigjenit janë të ulëta në atë lartësi, e cila është pak më e ulët se maja 8,849 metra e malit Everest. Temperaturat gjithashtu mund të bien në -40 gradë Celsius.

“Doja të zbrisja shpejt, por thjesht nuk munda. Më ngritën gjithnjë e më lart derisa u gjenda brenda resë”, tha ai.

Peng, i cili ka bërë parashutë për katër vjet e gjysmë, tha se mund të ketë humbur ndjenjat gjatë zbritjes, duke shtuar se pjesa më e frikshme e përvojës së tij ishte përpjekja për të rifituar kontrollin e planerit ndërsa ai ngrihej në spirale në ajër.

Autoritetet kineze po hetojnë incidentin dhe zoti Peng është pezulluar për gjashtë muaj sepse fluturimi ishte i paautorizuar, raportoi gazeta shtetërore Global Times.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here