Kina ka thyer çdo rekord botëror në energjinë e pastër. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, vendi instaloi mbi 200 gigavat kapacitet diellor të ri, më shumë se të gjitha vendet e tjera të botës së bashku, sipas Electrek dhe Carbon Brief.
Panelet gjigante tashmë mbulojnë zona të tëra shkretëtire në Inner Mongolia, Gansu e Xinjiang, ndërsa projekti “Great Solar Wall” shihet qartë edhe nga sateliti i NASA-s. Në disa raste, panelet janë vendosur në forma krijuese, si panda gjigante që dallohen nga qielli.
Ky revolucion energjetik ka ndihmuar në uljen e emetimeve të CO₂ të Kinës dhe po e çon vendin drejt objektivit për neutralitet klimatik përpara vitit 2060. Megjithatë, sfida të mëdha mbeten, si ruajtja e energjisë dhe shpërndarja e saj në rrjet.
Ekspertët theksojnë se ky zhvillim jo vetëm e forcon sigurinë energjetike të Kinës, por vendos presion edhe mbi vendet e tjera që të rrisin ambiciet e tyre klimatike.
/Korrespodenti