Pamje të frikshme nga Thethi, shkëputet masivi shkëmbor (VIDEO)

Një masiv shkëmbor është shkëputur sot në zonën e Thethit, në vendin e njohur si “Shtegu i dhive”.

Një banor i zonës ka arritur të fokusojë në video momentin, kur një pjesë e madhe e shkëmbit shkëputet dhe bie me zhurmë në terren.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

“Shtegu i dhive” është një nga pikat më të njohura të Thethit, që frekuentohet nga turistë vendas dhe të huaj për peizazhin spektakolar dhe shëtitjet në natyrë.

Videoja po bën xhiron e rrjetit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME