Pamje të frikshme: Momenti kur termeti me magnitudë 7.0 godet Kaliforninë

Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore një ditë më parë, ndërsa u lëshua edhe një paralajmërim për cunami për miliona amerikanë.

Paralajmërimi është lëshuar edhe për Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe banorëve u është kërkuar të shkojnë “më në brendësi të tokës” përpara se të godasin dallgët.

Tërmeti që goditi Kaliforninë ishte me magnitudë 7 ballë, ndërsa u pasua nga pasgoditje më të vogla.


Shumë prej banorëve kanë filmuar momentet e goditjes dhe videot i kanë postuar në rrjete sociale.

Të paktën 5.3 milionë njerëz në Kaliforni qëndruan në ankth në paralajmërimin për cunami pas tërmetit që goditi, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha apo lëndime.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here