Nëse të gjithë po pyesin sesi është e mundur që hajdutët të futen dhe të vjedhjen muzeun e Luvrit… video e largimit të tyre pasi kishin ‘fshirë’ diamantet, është edhe më ‘spektakël’.
Siç shihet nga pamjet, ata kanë zbritur përmes një vinçi, thuajse të pashqetësuar, e më pas janë larguar me monopatinë.
E gjithë kjo skenë ka ndodhur në sytë e mijëra vizitorëve dhe stafit të muzeut.
Në video , një burrë dëgjohet duke thënë: “Këta djem janë me monopatië, janë gati të ikin. Telefononi menjëherë policinë!”.
E ndërsa më pas janë dëgjuar sirenat e policisë, por tepër vonë, pasi ‘skifterët’ kishin ‘avulluar’.
Vjedhja, e përshkruar nga mediat franceze si “e shpejtë dhe çuditërisht efikase”, ka shkaktuar një valë kritikash dhe debati të nxehtë mbi masat e sigurisë së muzeut, duke ngritur pyetje në lidhje me cenueshmërinë e një prej vendeve më të famshme kulturore në botë.
🇫🇷 First footage of the Louvre heist shows burglars fleeing wildly
Initially on a forklift, then on scooters through Paris streets.
Crown jewels worth €88 million were stolen from the Louvre’s Apollo Gallery on Sunday. The heist lasted only 7 minutes and involved 4 suspects. pic.twitter.com/FXS2sl0jLE
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 23, 2025