Pamje dramatike: Shikoni sesi mbrojtja e Emirateve të Bashkuara shkatërron dronët iranianë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë publikuar pamje që tregojnë momentin kur sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore interceptojnë dhe shkatërrojnë dronë iranianë që kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit.

Sipas autoriteteve, të paktën tetë dronë pa pilot, të cilët dyshohet se synonin objektiva brenda territorit të Emirateve, u rrëzuan nga mbrojtja ajrore para se të arrinin cakun e tyre.

Videoja e publikuar nga autoritetet tregon momentin e ndërhyrjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore, ku dronët neutralizohen njëri pas tjetrit në qiell.

Zyrtarët theksuan se këta dronë “tentuan të godasin vendin”, por u neutralizuan me sukses duke shmangur çdo dëmtim apo viktimë.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa vendet e Lindjes së Mesme janë në gjendje gatishmërie për shkak të zhvillimeve të fundit të sigurisë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME