Një ngjarje dramatike ndodhi në Norvegji, ku një rrëshqitje masive dheu përfshiu një sipërfaqe toke të madhe, me përmasa rreth 100 mijë metra katrorë e barabartë me rreth 14 fusha futbolli duke e zhytur atë në det.
Sipas pamjeve të publikuara dhe raportimeve të mediave lokale, toka u shkëput me forcë nga pjesa tjetër e gadishullit dhe u përmbys drejt detit me shpejtësi të madhe.
Në mesin e rrëshqitjes ndodheshin disa shtëpi banimi, të cilat u shembën dhe u zhdukën nën ujë brenda pak sekondash.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për viktima në njerëz, pasi autoritetet kishin marrë masa të shpejta për evakuimin e banorëve për shkak të shenjave të hershme të lëvizjes së tokës.
Sipas ekspertëve, kjo është një nga rrëshqitjet më të mëdha të dheut që është regjistruar në Norvegji në vitet e fundit. Shkaku i ngjarjes besohet të jetë kombinimi i reshjeve të dendura të shiut dhe strukturës natyrore të tokës në atë zonë, e cila është e ndjeshme ndaj erozionit dhe rrëshqitjeve.
Autoritetet lokale janë ende në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe për të monitoruar terrenin, në rast se ka rrezik për rrëshqitje të mëtejshme. Gjithashtu janë duke u bërë përpjekje për të shpëtuar gjithçka që mund të jetë ende e sigurt në afërsi të zonës së prekur.
🇳🇴😱 In Norway, land was swallowed by the sea along with houses
A massive landslide sent a chunk of land the size of 14 football fields — around 100,000 square meters — crashing into the sea. Several residential houses collapsed with it.
Local media report this is one of the… pic.twitter.com/f1UG1pCPBk
— NEXTA (@nexta_tv) September 2, 2025