Pamje: Çfarë po ndodh me avionët? Aksident ajror në Toronto, aeroplani përfundon me kokë poshtë në pistë

Një avion i kompanisë “Delta Airlines” është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar “Pearson” të Torontos.

Avioni, një Bombardier CR900, thuhet se po fluturonte nga Minesota në Toronto, raporton BBC.

“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes, që përfshin një aeroplan të Delta Airlines që ishte nisur nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po përgjigjen”, njoftoi aeroporti përmes një deklarate në platformën ‘X’.

Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin me kokë poshtë në pistën e aeroportit, ndërsa pasagjerët u panë duke dalë nga avioni dhe duke ecur në pistën e akullt.

Ky është aksidenti i radhës ajror, pasi javët e fundit ka shumë avionë të përplasur dhe në disa raste ka pasur qindra viktima.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here