-2.5 C
Pristina
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta marrin në fillim të vitit

Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026.

Kështu ka thënë kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nga Telekomi i Kosovës brenda të cilës zhvilloi një vizitë.

Ai theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026, dhe ai për pagën e 13-të.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pro të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstituohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit. Në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër.

Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Por në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, deklaroi Kurti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME