Shtetet arabe do të paraqesin një plan rindërtimi të Rripit të Gazës, si kundërofertë ndaj planit të pretenduar të zhvendosjes të SHBA’së. Sipas raporteve plani me fond 20 miliardësh do të hidhet për shyqyrtim këtë të premte para mbledhjes së Ligës Arabe, transmeton Gazeta Metro.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, pritet të udhëtojë drejt Riadit të enjten, sipas dy burimeve egjiptiane, ku pritet të diskutojë një plan Arab për Gazën që mund të përfshijë deri në 20 miliardë nga ky rajon për rindërtim.
Shtetet arabe pritet të diskutojnë një plan të pas-luftës për Gazën në Riad para se të prezantohet në samitin e rregullt të Ligës Arabe që do të mbahet në Kajro me 4 mars.
Të premten, një mbledhje e liderëve arabë pritet të mbahet në Arabinë Saudite që po i prinë përpjekjeve arabe për planin e Trump, ku përfshihen Jordania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari,
Propozimi Arabv, kryesisht i bazuar në planin egjiptian, përfshinë themelimin e komitetit kombëtar palestinez për të qeverisur Gazën, pa përfshirjen e islamistëve terroristë Hamas, me mbështetje ndërkombëtare në rindërtimin e Gazës pa zhvendosur palestinezët.
Një kontribut prej 20 miliardë dollarësh nga shtetet arabe të gjirit Persik, raportohet të jetë si shifra e mundshme me një kornizë kohore prej 3 vitesh e gjysmë për t’u përfundura.
Ministri i punëve të jashtme të Izraelit, Gideon Saar tha se Jerusalemi po pret që të shqyrtojnë atë plan që po përpilohet por tërhoqi vërejtjen se secili propozim në të cilin Hamasit i lejohet prezenca në Gaza është i papranueshëm. “Kur ta shohin do të dimë si ta adresojmë” ka theksuar ai.
Një plan i normalizimit të marrëdhënieve arabo-izraelite ishte në tavolinë e diskutohej që nga 2017’ta kur vet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kishte propozuar Arabisë Saudite. Në të përfshihej edhe shteti palestinez. Plani u zbatua deri në masë të caktuar me arritjen e Marrëveshjes së Abrahamit, ku Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni e njohën Izraelin duke shpërfillur rezolutat e Ligës Arabe.
Arabia Saudite ishte në bisedime të ngushta me Izraelin dhe ka përmirësuar marrëdhëniet konsiderueshëm, de facto e kanë njohur shtetit izraelit duke iu bashkuar edhe në mbrojtje ushtarake në sulmet e Iranit, por mbetet pengesë zgjidhja e çështjes palestineze.
Shtetet Arabe, i konsiderojnë sikur Hamasin në Gaza dhe Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor si partnerë të papranueshëm prapa dyerve – vasalë e vegla të Iranit për destabilizimin e gadishullit arab dhe Levantit – por mungesa e alternativës iu shkurton mundësitë. Shtytja agresive diplomatike Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe mbështetja e tyre për një rol kyç në rajon shihet si incentivë e mjaftueshme.