Osmani: Unë e mbroja Kurtin kur të gjithë donin ta rrëzonin, ai më rrëzoi kur gjithë më donin sërish si Presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, pasi mbaroi mandatin si e para e vendit.

Ajo ka thënë se e ka mbrojtur Albin Kurtin edhe kur të gjithë ishin kundër tij dhe donin ta rrëzonin.

Ndërsa, tash thotë ajo, Kurti e rrëzoi atë kur të gjithë e donin si Presidente.

“Unë e kam mbrojtur kryeministrin Kurti kur të gjithë kanë qenë kundër tij, kur të gjithë donin të rrëzonin, kurse ai më rrezoi mua kur të gjithë më kërkonin presidente. A e shihni dallimin këtu”, ka thënë ajo.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME