Osmani takohet me senatorin Tillis në SHBA: Siguria e qëndrueshme janë parakusht për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me senatorin republikan Thom Tillis në Washington D.C ku po qëndron për takime në Senat e në Dhomën e Pëfaqësuesve.

Osmani ka thënë se me Tillis kanë folur për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e bashkëpuniit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon.“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

Osmani do ta vazhdojë vizitën më pas në Rhode Island, ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here