Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kongresistin republikan Ronny Jackson, gjatë qëndrimit në Washingon DC.
Osmani ka thënë se me Jackson ka zhvilluar një bisedë shumë konstruktive mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.net.
“Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt janë të domosdoshme për të forcuar këtë partneritet. Në këtë kontekst, diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga siguria deri te zhvillimi ekonomik. ”, ka shkruar Osmani.