Osmani takohet me Kallasin në Tiranë: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas në Tiranë.

Osmani ka thënë se për shkak të një vizite jashtë vendit, do ta ketë të pamundur të mirëpres Kallasin që javën e ardhshme viziton Kosovën.
Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook.

“Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakteriojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, ka thënë ajo.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here