Osmani takohet me delegacionin e Kongresit Amerikan, flasin për bashkëpunimin me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me delegacionin e Kongresit Amerikan, kryesuar nga kongresisti Michael Turner.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
“Në takim, së bashku me kongresistët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson, biseduam për mënyrat konkrete për ta thelluar më tej bashkëpunimin me aleatin kryesor të popullit të Kosovës, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik” , ka shkruar ajo.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here