Orav: Synojmë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, gjatë ditë së sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Pas takimit Orav ka thënë se për synim kanë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së.

Më tej Orav, ka shtuar se janë takuar me kryetarin Rama për të diskutuar për problemet dhe sfidat e kryeqytetit.

“Ishte e mirëpritur të bisedoja me kryetarin e komunës dhe gjithashtu me ekipin e tij, për të mësuar më shumë rreth Prishtinës, rreth problemeve, rreth sfidave dhe për të mësuar gjithashtu se si BE-ja dhe komuna mund të punojnë më ngushtë së bashku. Sepse synimi është ta afrojmë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe nuk është vetëm qeveria me të cilën po punojmë, por po punojmë edhe me të gjitha komunat. BE-ja është donatori më i madh këtu në Kosovë. Ka shumë projekte të BE-së që janë duke u zhvilluar. Ka shumë projekte edhe në plan dhe shpresoj shumë që të mund të vazhdojmë punën tonë në fusha si arsimi, shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave, bashkëpunimi me të rinjtë, me ndihmën e BE-së”, ka thënë ai.

Kryetari Rama ka thënë se komuna ka bërë hapa në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit shëndetësi e sektorë e tjerë në kryeqytet.

Ai ka shtuar se kanë bërë hapa për t’i përmbushur të gjitha detyrat të cilat na janë dhenë nga komuniteti evropian.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here