Në vazhdën e takimeve të nivelit të lartë, që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, realizoi dje në Kosovë, ishte edhe ai me ambasadorin e BE-së, Aivo Orav.
Orav u takua me Rutten dhe Zëvendës-sekretaren e NATO-s, Radmila Shekerinska, me të cilët riafirmoi mbështetjen që Bashkimi Evropian ka për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.Orav thotë se përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”, deklaroi ambasadori evropian.