Operacioni i AKI’së, Prokurorisë e IPK kundër spiunazhit – Tek i dyshuari u gjetën miliona në vlerë dinari, dhjetëra mijëra euro dhe një armë pa leje

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë realizuar një operacion për veprën penale “spiunazhi”, ku është vënë në pranga një epror policie.

Bojan Jevtic, zëvendëskomandant dhe shef i operativës së një nga strukturave në veri të Kosovës, dyshohet se merrte informacione për sekrete shtetërore të vendit dhe i çonte për tek Agjencia serbe për Inteligjencë, BIA, raporton Insajderi.

Përgjatë bastisjes në shtëpinë e Jevtic, organet e rendit gjetën dy milionë dinarë serb (përreth 17 mijë euro), 10 mijë euro, dokumente dhe një armë pa leje.

Arrestimi i tij u krye në operacionin e përbashkët mes Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Inspektoratit Policor që po punonin nën urdhëresat e Prokurorisë Speciale.


Arrestimi është pasuar me bastisje në disa lokacione, përfshirë edhe zyrën e tij, e ku janë sekuestruar edhe pajisje elektronike që PSRK-ja beson që do t’i shërbejnë për të vërtetuar dyshimin që ai bartte sekrete shtetërore të Republikës së Kosovës në Serbi.

Ai është arrestuar tek Dheu i Bardhë, në pikëkalimin kufitar nga Serbia për në Kosovë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here