Oficerja e FSK-së, Vesa Ibrahimi hyn në histori, e përgëzon Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë fotografi të oficerës së FSK-së Vesa Ibrahimi, duke shkruar se ajo bëhet gruaja e parë ndonjëherë jashtë Amerikës, që ka diplomuar në Ranger School.

“Kjo arritje e jashtëzakonshme është fitore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shtetin tonë, si dhe për çdo vajzë që ëndërron t’i prijë rrugës së shërbimit ndaj atdheut.” – ka shkruar ndër të tjera Osmani.

E plotë:
Një kapitull i ri i shkruar me guxim dhe përkushtim! 🇽🇰🇺🇸

Nëntogere Vesa Ibrahimi, oficere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hyrë në histori si gruaja e parë nga jashtë Amerikës që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School, një nga trajnimet më sfiduese dhe prestigjioze të Ushtrisë Amerikane.

Kjo arritje e jashtëzakonshme është fitore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shtetin tonë, si dhe për çdo vajzë që ëndërron t’i prijë rrugës së shërbimit ndaj atdheut.

Urime, Nëntogere Ibrahimi! Kosova është krenare me ty dhe me të gjitha vajzat dhe djemtë tanë në uniformë!

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here