Ofendime për Zelenskyn dhe lavdërime për Trump, si Kremlini reagoi për përplasjen

Pas përplasjes mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, reagime të shumta pati dhe nga Moska.Zyrtarët rusë dhe mediat shtetërore reaguan me cinizëm dhe ironi pasi dështimit të takimit që u shoqërua me një largim të papritur të Zelenskyt nga Zyra Ovale dhe një dështim të marrëveshjes për mineralet.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, komentoi se Trump tregoi “përmbajtje” duke mos e sulmuar fizikisht Zelenskyn gjatë debatit të ashpër. Ajo e quajti pohimin e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë se “në vitin 2022 Kievi ishte i vetmuar dhe pa mbështetje”, si “gënjeshtrën më të madhe nga të gjitha gënjeshtrat e tij”.

Zakharova vazhdoi të shprehte neveri për liderin ukrainas, duke thënë: “Trump dhe Vance e mbajtën shumë veten që të mos e godisnin atë kriminel. Kjo është një mrekulli e vetëpërmbajtjes”.Zelensky u ngrit kundër atyre që e ushqejnë”, shtoi Zakharova.

Reagimi më i fortë erdhi nga Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe ish-presidenti rus. Medvedev e quajti Zelenskyn një “derr i pabesë” që mori “një shuplakë të denjë në Zyrën Ovale”.

“Për herë të parë, Trump i tha të vërtetën në sy kukullës së kokainës: regjimi i Kievit po luan me Luftën e Tretë Botërore. Dhe derri i pabesë mori një shpullë të fortë nga ata që e drejtojnë stallën e derrave. Kjo është e dobishme, por nuk është e mjaftueshme – ata duhet të ndalojmë ndihmën ushtarake për makinerinë naziste,” tha Medvedev.

Kirill Dmitriev, drejtor i Fondit të Investimeve Ruse, e quajti debatin një “ngjarje historike”. Dmitriev, i cili ishte një nga negociatorët e Moskës në bisedimet ruso-amerikane të zhvilluara më 18 shkurt në Arabinë Saudite, e përshkroi përplasjen si një shenjë të ndryshimit të politikës amerikane.

Nga ana tjetër, Yevgeny Primakov, kreu i Agjencisë ruse për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Humanitar, e akuzoi Zelenskyn për përpjekje për të nxitur dhunë në takim. Ai tha se “çdo kush pa gjithçka”.

Mediat shtetërore ruse gjithashtu ndanë me entuziazëm përplasjen, ku mbanin anën e presidentit Trump.

Ndërkohë, shumë liderë evropianë nxituan të shpreheshin në mbështetje të Zelenskyt, ndërsa Kryeministri hungarez Viktor Orban, një aleat i gjatë i Putinit, qëndroi në anën e Trump-it. Orban e lavdëroi presidentin amerikan për qasjen e tij, duke shkruar në X: “Burra të fortë bëjnë paqe, burra të dobët bëjnë luftë”. Ai shtoi se Trump “qëndroi guximshëm për paqen, edhe pse ishte e vështirë për shumë njerëz ta pranonin”.

Para takimit mes Trump-it dhe Zelenskyt, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehu dëshirën e Rusisë për të angazhuar dialog me SHBA-në, por theksoi nevojën për respekt të ndërsjellë.

“Ne duam të ndërtojmë dialog jo vetëm me SHBA-në, por me të gjitha vendet, nga një pozicion i respektit dhe përfitimit të ndërsjellë,” tha Peskov për mediat ruse. Ai hodhi poshtë idenë se angazhimi diplomatik duhet të zhvillohet vetëm nga një perspektivë forcë, siç kanë sugjeruar disa kritikanë në lidhje me politikën e jashtme të Trump-it.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here