OBSH: Gati gjysma e popullsisë në Evropë vuan nga probleme neurologjike

42% e popullsisë globale, ose rreth 3.4 miliardë njerëz, vuajnë nga të paktën një shqetësim neurologjik. Ndërkaq, në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë, kjo shifër është edhe më e lartë, me 49.6% të popullsisë që përjeton këto sëmundje.

Raporti i parë i këtij lloji në nivel global, i hartuar nga OBSH, bën me dije se 37 çrregullime neurologjike së bashku shkaktuan 11.8 milionë vdekje

Në krye të listës së sëmundjeve neurologjike më të përhapura në nivel global qëndrojnë goditjet në tru, të njohura ndryshe si stroke, encefalopatia neonatale dhe migrena. Sipas raportit global, sëmundjet si Alzheimer dhe demenca mund të shfaqen pas moshës 20-vjeçare, megjithëse kjo ndodh rrallë, ndërsa ato prekin 13% të personave mbi 80 vjeç. Tek fëmijët, encefalopatia neonatale, që është mosfunksionimi i mirë i trurit në ditët e para të jetës, është më e shpeshta.

Në grupmoshën 5-19 vjeç, dominon migrena, ndërsa përtej kësaj moshe, goditjet në tru (stroke) renditen si shkaktari kryesor. Duke u bazuar në këto të dhëna alarmante, ekspertët apelojnë për marrjen e masave dhe reduktimin e faktorëve të rrezikut. Ata paralajmërojnë se barra e sëmundjeve neurologjike do të vazhdojë të rritet nëse nuk ndërhyhet.

Goditjet në tru, që janë shkaku numër një i vdekshmërisë dhe invaliditetit, mund të parandalohen duke ndjekur një dietë të shëndetshme, kryerjen e aktivitetit fizik dhe shmangien e duhanit dhe alkoolit. Sipas studimeve, vetëm lënia e duhanit do të reduktonte rastet e stroke me 14.1%, demencën me 4.3% dhe sklerozën multiple me 11.4%. Gjithashtu eliminimi i ajrit të ndotur në banesa do të reduktonte me 28% rastet e stroke.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME