Numërohen mbi 93% të votave, ndryshon rezultati

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë politike në zgjedhjet e fundit në Kosovë, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Me 93% të vendvotimeve të numëruara, LVV ka siguruar 322,376 vota ose 41.04% të totalit.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 176,570 vota (22.46%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 138,833 vota (17.66%). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur të grumbullojnë 59,036 vota (7.51%).

Lista Serbe ka siguruar 30,485 vota (3.88%), ndërsa Koalicioni për Familje ka marrë 17,986 vota (2.29%).

Këto rezultate ende nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të diasporës, të cilat mund të ndikojnë në përbërjen përfundimtare të Kuvendit.

Procesi zgjedhor është vlerësuar kryesisht i qetë dhe demokratik, ndërsa partitë politike janë në pritje të rezultateve përfundimtare për të formuar koalicionet e mundshme për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here