Këngëtari Labinot Tahiri ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ai ka thënë se figura e Behgjet Pacollit nuk njolloset veç pse do dikush.
“Ngushëllime popullit shqiptar dhe familjes se Liridones për vdekjen e Liridones, ama figura e Behgjet Pacollit nuk njelloset veq që disa duan ta njellosin”, ka shkruar Labinot Tahiri.
Ai ka thënë se ky rast duhet të lihet në dorë të policisë e prokurorisë.
“Mbajeni mend që nesër mund të na ndodh edhe neve neper familjet tona! Nuk jem ka e dim a jemi ne si qytetar: avokat, prokuror, hetues a çka jemi! Ngadale, lerjauni ne dorë këtë rast policisë se shtetit dhe prokurorisë e te ndalemi ne se e shkatrruam shoqerinë shqiptare me lajme te rend!”, ka shkruar ai.