Nuk e nxori fare armën, e qëlloi nga xhepi i xhupit/ Detaje të reja nga vrasja në ndroq të Tiranës

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja.
Mësohet se viktima ishte në lokal me një mikun e tij, njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit. Autori nuk e ka nxjerrë në asnjë moment armen dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal, si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi.

Burime informojnë se një prej dëshmitarëvë ka rrëfyer se dy orë para vrasjes ka parë autorin Julianin Gjoshin në zonë dhe e ka përshëndetur. Nga kjo deklaratë dyshohet se autori ka qenë duke ruajtur lëvizjet e viktimës. Sipas raportimeve është qëlluar disa herë me armë, por vetëm dy prej plumbave e kapën në trup Dedjan. Në vendngjarje është gjetur edhe një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here