“Nuk e gjeta veten në Vetëvendosje”, Duda Balje tregon pse nuk e mbështet partinë e Kurtit

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka folur për arsyet pse nuk e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një prononcim për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tha se mungesa e bashkëpunimit dhe e produktivitetit gjatë dy qeverive të udhëhequra nga VV-ja ka ndikuar në vendimin e saj për të mos përkrahur këtë parti politike.

“Sepse unë nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së. As në qeverinë e parë, as në të dytën nuk kemi bashkëpunuar si duhet. Dhe unë mendoj se bashkëpunimi duhet me u ndje si diçka produktive, kurse unë nuk e gjeta veten atje. Nuk gjeta mirëkuptim”, deklaroi Balje.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here