Arben Beqiraj nga Baballoqi i Deçanit ka goditur sërish në shenjë, duke parashikuar me saktësi mahnitëse rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Në një parashikim të bërë publik që më 22 dhjetor, në prani të ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës, z. Rasim Selmanaj, Beqiraj kishte deklaruar shifrat që sot rezultojnë identike me vullnetin e qytetarëve:
Lëvizja Vetëvendosje 49-53%.
PDK 19%.
LDK 13-15% dhe AAK 4.9-5.2%.
Ky parashikim vjen në vijimësi të rezultateve të sakta që ai dha edhe në vitin 2021, duke konfirmuar aftësinë e tij të rrallë për të lexuar “frymën” e votuesit në Kosovë dhe në diasporë. Beqiraj, i cili jeton mes Mynihut dhe vendlindjes, ka dëshmuar se vëzhgimi i vëmendshëm i terrenit mund të jetë më i saktë se çdo sondazh zyrtar.
Për më shumë, shikojeni videon në vazhdim:
Ndersa videoja tjeter në vazhdim është e zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2021:
