Njerka ushtron dhunë ndaj vajzës së bashkëshortit në Podujevë, 18-vjeçarja e denoncon në Polici

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Llapashticë e Epërme në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së bashkëshortit.

Sinjali mëson se 18-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se njerka e saj e ka sulmuar fizikisht dhe si pasojë e kësaj ka marrë lëndime trupore. Vajza është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

28-vjeçarja ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj viktimës, teksa dëshminë e tij e ka dhënë edhe babai i vajzës.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’. /GazetaSinjali/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here