Sot pas disa orësh kërkime intensive, Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të 33-vjeçarit që dyshohej se ishte mbytur në Liqenin e Ujmanit.
Njëri nga zhytësi i cili arriti ta gjejë 33-vjeçarin është Besart Kasumi. Ky i fundit është djali i zhytësit të njohur Ismail Kasumi, i cili njihet edhe si njëri ndër zhytësit më të mirë në vend.