Një zyrtare e policisë dyshohet se është plagosur në Prishtinë

Një oficere policore është plagosur aksidentalisht nga një koleg i tij në vendin e punës të premten në Prishtinë, raporton Paparaci.

Paparaci ka marrë vesh se incidenti ka ndodhur brenda Stacionit Policor Jugu në kryeqytet të premten në mëngjes.

E kontaktuar nga mediumi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se Inspektorati Policor merret me rastin.

Mediumi ka provuar të kontaktojë sot me Arbër Bekën, zëdhënësin e IPK-së, megjithatë kontakti me të përmes telefonit nuk ka qenë i mundur. /Paparaci.com

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here