“Një proces kompleks”, si do ta iniciojë Kosova padinë për gjenocid?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova synon ta padisë Serbinë për gjenocid, por as 4 vjet pas mandatit, një padi e tillë nuk është hartuar.

Zyrtarë qeveritarë thonë se janë duke punuar në këtë drejtim por që nuk mund të jepen detaje për shkak çështja shihet si diçka e ndjeshme. Nga ana tjetër, në Kosovë ka skepticizëm se një premtim i tillë do të mund të realizohet.

Mbi 13 mijë civilë të vrarë, mbi 6 mijë të zhdukur – prej tyre rreth 1.600 vazhdojnë të jenë të pagjetur, e më shumë se 800.000 persona të zhvendosur gjatë luftës së viteve në 1998-1999 në Kosovë. Serbia vazhdon t’i mohojë krimet që i ka kryer në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se janë duke punuar për padinë për gjenocid dhe se janë në konsultime me ekspertë.
Por sipas profesorit të së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, qeveria e ka kuptuar që ky është një proces kompleks.

“Kosova duhet të padisë Serbinë për gjenocid kur është e sigurt se do ta fitojë rastin” thotë Arsim Bajrami.

Paditë për gjenocid ngrihen pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë – institucionit që vendos për mosmarrëveshjet në mes të shteteve. Në GJND mund të iniciojnë procedura vetëm shtetet që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here