Ukraina ka vrarë një prej komandantëve më të lartë rusë Ukraina ka shënuar në aksionet e fundit një sukses të madh, pavarësisht faktit që Trumpi ka refuzuar të dërgojë armët e premtuara dhe pavarësisht faktit që Rusia po bombardon me të gjitha fuqitë.
Forcat ukrainase kanë eliminuar një prej komandantëve më të lartë rusë – zv.shefin e marinës Mihail Gudkov. Ai është vrarë gjatë një sulmi me raketa në rajonin Kursk. Gudkov është emëruar nga Putini në këtë post në mars.
Gjenerali Gudkov është vrarë gjatë luftimeve, njofton ushtria ruse. 42-vjeçari Gudkov ishte një prej figurave më të larta ushtarake ruse që është vrarë nga Ukraina.
Por ai nuk është gjenerali i parë rus që vritet nga forcat ukrainase. Deri tani Rusia ka konfirmuar vrasjen e të paktën 12 gjeneralëve rusë në luftë.
Gudkov ishte koordinator i marinës, si dhe njësive raketore dhe artilerisë. Ukraina akuzon njësitë që ka drejtuar ai për krime lufte.