Një kontigjent i FSK-së pritet të zbarkojë në Amerikën Qendrore për stërvitje me britanikët

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, një kontingjent i FSK’së pritet të zbarkojë në Amerikën Qendrore, përkatësisht në Belize.

Atje do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkët ushtarake.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake që do të realizohet në Belize. Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrime.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here