Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjakovë, atje ku një person ka mbetur i vdekur nga një mjet i mprehtë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia, ku bëhet e ditur se ngjarja ndodhi pas një përleshje fizike mes katër persona.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë,ndër të lenduarit është edhe personi i dyshuar”, ka thënë Policia Rajonale e Gjakovës
