Nis për herë të tretë vazhdimi i seancës konstituive – Dehari: Komisioni të mblidhet për përpilimin e raportit të ri

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, konfirmoi se të gjithë 120 deputetët e zgjedhur janë të pranishëm në sallë, duke e cilësuar të plotësuar kuorumin për rifillimin e seancës së ndërprerë më 15 dhe 17 prill, raporton Korrespodenti.

Duke iu drejtuar deputetëve në sallë, Dehari njoftoi se pas konsultimeve të mbajtura me përfaqësuesit e partive politike më 19 prill, është arritur pajtueshmëri që raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve të votohet përmes një procedure anonime.

“Jemi të pajtimit që me votë anonime të votohet raporti në komision dhe në seancë që të mund të vazhdojmë tutje”, u shpreh Dehari.

Ai shtoi se për shkak se të gjithë deputetët janë pajtuar që të vazhdohet me të njëjtin komision të përkohshëm, anëtarët e këtij komisioni dhe përfaqësuesit e partive politike janë ftuar të mblidhen brenda 30 minutave për të përpiluar raportin e ri. / Korrespodenti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here