Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 14:55 është njoftuar për një zjarr që kishte përfshirë një shtëpi në fshatin Hoçë e Madhe, në Rahovec.
Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçare, shtetase e Kosovës dhe pjesë e komunitetit serb.
Tutje PK ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.
“Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti tragjik. Me datën 29.03.2025 rreth orës 14:55, është njoftuar policia se në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj.” – thuhet në njoftim.
Policia ndër të tjera ka bërë të ditur se nga hetimet e para dhe ekzaminimet në vend, dyshohet se vdekja ka ndodhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar aksidentalisht nga stufën me të cilën viktima ngrohej.
“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes”. – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.