Një rast i tmerrshëm ka ndodhur pak më herët në një qytet të Gjermanisë, në Magdeburg, ku një makinë i ka përplasur një turmë njerëzish në një treg për Krishtlindje, shkruan Gazeta Express.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, një person ka mbetur i vrarë e disa janë të plagosur.Bëhet e ditur edhe se shoferi tashmë është arrestuar dhe se shumë oficerë policie dhe shërbime emergjente kanë dalë në vendngjarje.