Nga plani për të vrarë Kurtin, te atentati ndaj Ardian Çapjas; kush është Prek Kodra, snajperisti që dyshohet se betonizoi Thethin?

Kodra njihet si ‘snajperisti’ nga Shkodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Disa kabina pushimi të vendosura në mes të Thethit kanë qenë në qendër të vëmendjes së fushatës së kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike. Përveç përplasjes në distancë që Rama pati me prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli, kuriozitet ngriti edhe emri i pronarit të fshatit turistik.

Sipas burimeve dyshohet se pronari i fshatit turistik është Prek Kodra, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) më 25 nëntor të vitit 2024 në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Kodra njihet si ‘snajperisti’ nga Shkodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.

Prekë Kodra është shpallur në kërkim dhe për dosjen “Metamorfoza’. Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky ECC ku u zbuluan lidhjet e grupit “Bajri’, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe lidhjet me shefin e operacionales në polici Oltion Bistri e prokurorit Xhevahir Lita. Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret.

Kodra dyshohet se ka qënë pjesë e atentatit ndaj Ardian Çapjat në 2020, i cili u qëllua me armë zjarri snajper nga një distancë e largët, teksa ai ndodhej në oborrin e vilës së tij në Elbasan, të monitoruar në cdo cep nga kamerat, teksa qitësi dyshohet se ishte pozicionuar në kodrën e Krastës.

Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here