Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi të mërkurën suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën.
Para se të arratiseshin ata u gjuajtën me njësinë policore që intervenoi në vendin e ngjarjes, duke e lënë të plagosur një polic. Tashmë tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa dy nga ta sot kanë dalë para Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Kjo e fundit ka vendosur nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve që kanë dhënë ndihmë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë tashmë ka përfunduar dhe pritet një vendim ndaj tyre.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.
“Caktohet masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023”.
Ndryshe Gazeta Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht identitetin e tyre: njëri nga ta është Albin Beqiri, i lindur më 2004 dhe tjetri Fatmir Tahiri, i lindur më 1980.
Të dy të dyshuarit janë nga Mitrovica dhe dyshohet se janë përfshirë në plaçkitjen e arit që tronditi Suharekën dhe jo vetëm.
Por, për çka dyshohen ata saktësisht?
Albin Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij, i ka blerë 10 numra në IPKO, të cilët më pas ia dorëzon Fatmir Tahirit, mëson Gazeta Sinjali.
Më pas njëri nga këta numra, është përdorur për ta kontaktuar pronarine automjeteti “Shevrolette”, i cili është përdorur për grabitjen në Suharekë.