Triera Kasumi-Berisha thotë se Osmani është emër i pranueshëm, ndërsa qëndrimi zyrtar pritet nga kryesia.
Sekretarja e Përgjithshme e partisë Partia Guxo, Triera Kasumi-Berisha, ka deklaruar se Vjosa Osmani është emër i pranueshëm për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Në emisionin “Debat Plus”, Kasumi-Berisha theksoi fillimisht se qëndrimi zyrtar i partisë do të dalë nga kryesia. “Besoj se i takon kryesisë me dalë me një qëndrim të përbashkët”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse tashmë ekziston një qëndrim dhe nëse Osmani është emër i pranueshëm për Guxo-n për një mandat të dytë, ajo u përgjigj shkurt: “Po, është”.
Ajo shtoi se partia i ka parasysh afatet kohore dhe rëndësinë e çështjes, duke theksuar se qëndrimi zyrtar do të bëhet publik brenda afateve të përcaktuara.
