Nga ekonomia te politika: A do të sjellë vizita e Osmanit një epokë të re në marrëdhëniet Kosovë-Zvicër?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku do të mbajë një serë takimesh zyrtare.

Presidentja do të pritet nga homologia zvicërane, Karin Keller-Sutter, me ceremoni të lartë shtetërore, shkruan IndeksOnline.

Pritja me nderime ushtarake do të bëhet në sheshin federal, teksa pas takimit bilateral do të mbahet konferencë e përbashkët për media.

Gjatë vizitës së saj në Zvicër, e para e shtetit do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetëror, ku mes të tjerash do të diskutohet mbi marrëdhëniet Kosovë-Zvicër dhe çeshtje relevante mbi politikën, ekonominë dhe zhvillimin.

Kjo është agjenda e plotë:

13:00 – Pritja e presidentes Osmani nga presidentja e Zvicrës në Lohn Manor, rezidenca e Këshillit Federal të Zvicrës

15:00 – Pritje me nderime ushtarake në sheshin federal

15:30 – Deklarime nga të dy Presidentet nga ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal

17:10 – Presidentja Osmani dhe Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, mbajnë konferencë për shtyp në qendrën e mediave, në Bern

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here