Nga 40 sa do të duhej të kishte, Lipjani ka vetëm 17 zjarrfikës

Lavdim Troshupa është punëtori më i ri për nga mosha në brigadën e zjarrfikësve në Lipjan.

Tash e 21 vjet, ai thotë se nuk u hap asnjë konkurs për të pranuar zjarrfikës të ri, ani pse nevoja për shtimin e punëtorëve është shumë e madhe.

“Jemi staf pak dmth ndërrimi me tre punëtor, na shkojmë me dy zjarrfikëse, e baza met veç me një kujdestar. Verës kemi pas shume punë. Kërkesat janë kanë të vazhdueshme çdo vit”, tha për ATV-në, Lavdim Troshupa, zjarrfikës.

Troshupa, thotë se në mungesë të punëtorëve shpesh herë as intervenimet s’janë kryer në kohë.

“Veres kemi pas shumë punë, ka ndodh na kanë thirr dy tre vena, skena pas mundësi me shku e me intervenu. Në vend të ngjarjes duhet me kanë katër veta, dy psh me hi në tym në rast nevoje me e ndihmua njani tjetrin”, tha Troshupa.

Përveç numrit të vogël, sipas Kryetarit të sindikatës s֝ Zjarrfikësve të Kosovës, problem tjetër është edhe mosha e tyre.

“Mosha mesatare në prag të 50, ka komunë me 48 vjet më i iru, por prej vitit 2004 s’jon pranua zjarrfikës shumë pak”, tha kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

Brigada e zjarrfikësve në komunën e Lipjanit nga 40 zjarrfikës sa do të duhej të ishin aktualisht ka vetëm 17. /atvlive.tv

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here