Nexhmedin Spahiu zbulon skenarin se si Albin Kurti do t’i sigurojë numrat për qeverinë e re

Sipas rezultateve të pubikuara deri tani nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-NISMA 8.

Asnjëra nga subjektet politike nuk ka votat e nevojshme për t’a formuar Qeverinë prej 61 deputetësh.

Por kush me kë mund t’a formojë Qeverinë?

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Qeveria e re mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje, minoritet joserbe, Nenad Rashiq dhe deputetët që vijnë nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

“Albin Kurti me minoritetet jo serbe e Rashiqin, eventualisht edhe me Limajn pritet t’a formojnë Qeverinë e re” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”.

Ndërsa Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se LVV mund t’i zvarrisë proceset nëse nuk arrin të formojë koalicion të qëndrueshëm për të përmbyllur ciklin e formimit të institucioneve.

Por, nëse kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë nisin tiktaket e orës për afatet tjera.

Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

Ndonëse as këtu nuk ekziston një afat i saktë, vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.

“Unë pres që sapo presidentja të nominojë kandidatin që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, i njëjti do të jetë i obliguar që brenda një afati prej 15 ditësh ta propozojë para Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar”, ka sqaruar Cakolli për REL.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati.

Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë. /Gazeta Blic/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here