Netanyahu diagnostikohet me kancer në fazë të hershme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu nënshtrua në heshtje trajtimit për kancerin e prostatës, njoftoi vetë ai, ndërsa publikoi rezultatet e ekzaminimit të tij vjetor mjekësor.

Netanyahu, 76 vjeç, tha se e vonoi publikimin e raportit të tij vjetor mjekësor – i cili zbuloi se ai ishte diagnostikuar me kancer për herë të parë – me dy muaj në mënyrë që të mos përdorej si propagandë nga Irani.

Udhëheqësi me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit iu nënshtrua një operacioni për në dhjetor 2024, një operacion që Zyra e Kryeministrit e bëri të ditur publikisht në atë kohë.

Në kontrollin e fundit pas operacionit, Netanyahu deklaroi se mjekët zbuluan një tumor malinj në prostatën e tij me madhësi më të vogël se një centimetër.

Zyra e Kryeministrit publikoi gjithashtu dy letra nga mjekët e tij për të shoqëruar zbulimin.

Ai nuk thotë se kur ka qenë kontrolli i fundit, por një burim izraelit i njohur me çështjen i tha CNN se kanceri u diagnostikua disa muaj më parë.

Ndryshe, Netanyahu filloi t’i nënshtrohej radioterapisë rreth dy muaj e gjysmë më parë, sipas burimit, dhe e kishte përfunduar së fundmi trajtimin.

Lideri izraelit thotë se mori vendimin për t’iu nënshtruar radioterapisë dhe “njolla u zhduk plotësisht”.

“Falë Zotit, jam mirë”, shkroi ai në X.

“Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht”, shtoi ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME