Nëna e Faton Hajrizit e identifikon trupin

Nëna e Faton Hajrizit e ka identifikuar trupin që u soll nga Serbia në orët e para të së premtes si djalin e saj.

Siç mëson Insajderi autopsia e trupit do të bëhet në orën 13:00 sot. Autopsia do të bëhet nga mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi mbrëmë zyrtarisht se trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë kishte mbërritur në Kosovë.

MPJD njoftonte se institucionet përkatëse po kryenin procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhej në njoftimin e tyre.

Theksojmë se Hajrizi raportohet se u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here