Në veri të vendit këtë të enjte janë vendosur tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se do të largohen të gjitha shenjat serbe në komunikacion.
“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës”, shkroi ai.