Në QKUK, 5-vjeçarit i hiqet fara e lulediellit, që i bllokoi rrugët kryesore të frymëmarrjes

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shpëtuar me sukses jeta e një fëmiu 5-vjeçar, i cili kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli që kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes.

Lajmin e ka bërë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar.

Ekipi kujdestar i ORL-së, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë, realizuan me sukses ndërhyrjen urgjente, me ç’rast largua fara dhe u shpëtua jeta e fëmiut.

“Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime.

QKUK, apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të vegjël, duke shmangur kontaktin me trupa të huaj si fara, kikirikë, pjesë të vogla lodrash etj., pasi mund të paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Falë reagimit të shpejtë të ekipit kujdestar të ORL-së, i udhëhequr nga dr. Flamur Ukaj, otorinolaringolog, dhe bashkëpunimit të menjëhershëm me ekipin kujdestar të Anesteziologjisë , nga dr. Valmir Idrizi, u realizua me sukses ndërhyrja urgjente (trakobronkoskopi rigjid), me ç’rast u largua trupi i huaj dhe u shpëtua jeta e fëmiut.

Në ekip morën pjesë edhe instrumentarja e sallës së ORL-së dhe specializantët nga ORL dhe Anrsteziologjia.

Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime.

QKUK, apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të vegjël, duke shmangur kontaktin me trupa të huaj si fara, kikirikë, pjesë të vogla lodrash etj., pasi mund të paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre.

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shpëtuar me sukses jeta e një fëmiu 5-vjeçar, i cili kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli që kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes. Lajmin e ka bërë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar. Ekipi kujdestar i ORL-së, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë, realizuan me sukses ndërhyrjen urgjente, me ç’rast largua fara dhe u shpëtua jeta e fëmiut. “Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime. QKUK, apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të vegjël, duke shmangur kontaktin me trupa të huaj si fara, kikirikë, pjesë të vogla lodrash etj., pasi mund të paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre”, thuhet në njoftim. Ky është njoftimi i plotë i SHSKUK-së: Falë reagimit të shpejtë të ekipit kujdestar të ORL-së, i udhëhequr nga dr. Flamur Ukaj, otorinolaringolog, dhe bashkëpunimit të menjëhershëm me ekipin kujdestar të Anesteziologjisë , nga dr. Valmir Idrizi, u realizua me sukses ndërhyrja urgjente (trakobronkoskopi rigjid), me ç’rast u largua trupi i huaj dhe u shpëtua jeta e fëmiut. Në ekip morën pjesë edhe instrumentarja e sallës së ORL-së dhe specializantët nga ORL dhe Anrsteziologjia. Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime. QKUK, apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të vegjël, duke shmangur kontaktin me trupa të huaj si fara, kikirikë, pjesë të vogla lodrash etj., pasi mund të paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here