Ndërrohet lokacioni për ndërtimin e kishës në Skenderaj – Qytetarët reagojnë rreth saj

Një kishë është planifikuar të ndërtohej në një fshat të Skenderajit, por këtë e kundërshtuan banorët e asaj pjese.

Ky vendim i banorëve erdhi për shkak se vendi ku planifikohej të ndërtohej objekti ishte pronë private.

“Ne si banorë që jem, jem gjithçka kundër” ka thënë një qytetar i asaj pjese, një pjesë e pronës të së cilit pritet të shrytëzohej për ndërtimin e kishës, shkruan lajmi.net.

“Veç me kompenzim e lëshojmë përndryshe jo”, ka shtuar më tutje ai.

Banorët ndërkohë theksuan se nuk e shohin të arsyeshme ndërtimin e kishës në atë pjesë, duke marrë parasysh se të gjithë banorët janë me përkatësi fetare, muslimanë.

Gjithsesi banorët shtuan se nuk do të ishin kundër faktit të ndërtimit, nëse disa nga qytetarët do të ishin katolik dhe nëse nuk do të ndërtohej në prone private. /Lajmi.net/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here